Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BOTËRORI I FEMRAVE

Francezet mohojnë finale skandinave

Francezet mohojnë finale skandinave


16 December, 2017 @15:14

Kombëtarja e Francës në hendboll për femra ka siguruar finalen në kampionatin botëror që po mbahet në Gjermani. Ato arritën të rikthejnë epërsinë që kishin humbur në mes të pjesës së parë të lojës ndaj Suedisë, për ti pamundësuar atyre finalen e parë në histori. Franca fitoi në fund me rezultat 24-22.

Ato në finale i presin kampionet aktuale të botës, Norvegjia. Në rrugë për titullin e katërt që do të barazonte rekordin e kampioneve olimpike, Rusisë, norvegjezet mposhtën Holandën me rezultat 32-23.

Norvegjia kishte mposhtur Francën në kampionatin botëror të vitit 1999 dhe 2011. Finalja zhvillohet të dielën në ora 17:30.


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga