Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TUNIS GRAND PRIX 2018

Nora arrin në finale, sigurohet medalja

Nora arrin në finale, sigurohet medalja


19 January, 2018 @14:42

Xhudistja pejane, Nora Gjakova, ka arritur në finalen e Tunis Grand Prix 2018.

Me këtë, ajo ka siguruar së paku medaljen e argjendtë nga kjo garë prestigjioze që ka çmimin prej 100 mijë dollarëve amerikanë.

Pasi që mposhti garuesen turke në raundin e parë, pastaj edhe xhudisten nga Hong Kongu, Sum Leung Po, Nora ka kaluar edhe Miryam Roperin nga Panamaja për të arritur në finale.

Nora Gjakova do të ndeshet me fituesen e duelit Youjeong Kwon (Korea Jugore) dhe Sarah Leonie Cysique (Francë).


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera