Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AFATI KALIMTAR I JANARIT

Sot fillon afati kalimtar

Sot fillon afati kalimtar


15 January, 2018 @12:16

Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK) ka bërë të ditur se nga sot është hapur afati kalimtar dimëror i transferimit të hendbollistëve në të gjitha konkurrencat.

Afati dimëror ka nisur sot dhe përfundon më 22 janar, ndërsa të drejtë regjistrimi kanë të gjithë/a hendbollistët/et që nuk kanë kontrata me klube ose kanë fletëlëshimin sipas Rregullores së FHK-së.

Pas përfundimit të afatit, të drejtë regjistrimi në FHK do të kenë vetëm lojtarët që vinë nga shtetet e jashte dhe atë, deri më 28 shkurt.


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga