TUNIS GRAND PRIX 2018
Super Nora Gjakova, e mbyll me medalje të artë
19 January, 2018 @18:12
Në finalen e zhvilluar sot në kuadër të kategorisë nën 57 kilogramë në Grand Prixin e Tunizit, Nora Gjakova ka arritur ta mposhtë koreanen Kwon, për ta fituar kështu medaljen e artë në këtë turne.
Nora ishte dominuese përgjatë gjithë duelit dhe në fund iu gëzua medaljes së artë.
Kjo ishte medalja e dytë e ditës për Kosovën, pasi që pak më herët ishte Distria Krasniqi ajo që e fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë nën 52 kilogramë.