TUNIS GRAND PRIX 2018
Akili i argjendtë
20 January, 2018 @16:46
Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ka arritur të fitojë medaljen e parë të tij në garat e Grand Prixit, duke e marë të argjendtën, pasi që humbi në finale ndaj kazakut Zhansay Smagulov me ippon, në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Gjakova ka qenë i pakapshëm sot deri në finale, duke i mposhtur gjashtë kundërshtarë për të arritur aty, ndërsa e argjendta e tij, është arritja më e madhe për Kosovën në xhudo, në kategorinë e meshkujve.
Për Akilin kjo ka qenë e 18-ta herë që ka provuar dhe më në fund ka siguruar medalje dhe në të njejtën kohë ka bërë arritjen më të madhe në histori, për meshkuj, në garat e Grand Prix.