AUSTRALIAN OPEN
Befason Chung, eliminon Djokovicin
22 January, 2018 @12:45
Pasi e eliminoi Zverevin në 1/16 e finales, koreani Chung ka zhvilluar edhe një super paraqitje në 1/8 e finales së Australian Open.
Në mëngjesin e ditës së sotme, Chung e ka befasur serbin Djokovic, duke e mposhtur 3-0 në sete, për të kaluar kështu në çerekfinale të garës.
Të gjithë setet kaluan me rezultat të ngushtë (6-7, 5-7, 6-7), mirëpo Chung nuk u shpërqëndrua në asnjë moment dhe e eliminoi nga gara teniserin serb, që llogaritej favorit për të kaluar tutje.
Në çerekfinale Chung do të takohet me amerikanin Sandgren, ndërsa në duelet e tjera çerekfinale takohen: Federer vs. Berdych, Nadal vs. Cilic dhe Dimitrov vs. Edmund.