AUSTRALIAN OPEN
Federer në finale, e 30-ta herë
26 January, 2018 @10:46
Nuk është luajtur deri në fund gjysmëfinalja e dytë e Australian Open.
Roger Federer dhe Hyeon Chung u përballën mes vete për vetëm 1 orë e 2 minuta, e pastaj koreani Chung u detyrua ta dorëzojë duelin për shkak të lëndimit të pësuar, duke bërë kështu që Roger Federer të kualifikohet për në finalen e Australian Open.
“Nuk do të thoja që më ka humbur shpresa, mirëpo do të isha shumë i lumtur nëse do ta fitoja edhe një trofe madhor para se ta mbyllja karrierën.” - u shpreh Federer pas fitores së sotme.
Në momentin që ndeshja u ndërpre, Fed ishte në epërsi 1-0 në sete (6-1), ndërsa ishte shumë pranë ta fitonte edhe setin e dytë, me rezultatin momental në setin e dytë që shënonte 5-2.
Finalja e së dielës ndaj kroatit Cilic , e cila zhvillohet me fillim nga ora 09:30 sipas kohës tonë lokale, do të jetë finalja e 7 e zvicranit në këtë turne, ndërsa finalja e 30 në total sa i përket Grand Slam-eve.
TENISERËT ME MË SË SHUMTI FINALE NË GRAND SLAMS
1 | ROGER FEDERER | 30 | ||
2 | RAFAEL NADAL | 23 | ||
3 | NOVAK DJOKOVIC | 21 | ||
4 | IVAN LENDL | 19 | ||
5 | PETE SAMPRAS | 18 |