BOKS
Robin Krasniqi fiton, një hap para drejt titullit
3 February, 2018 @22:42
Në meçin e zhvilluar sonte në ‘Halle an der Saale’ të Gjermanisë, Haxhi ‘Robin’ Krasniqi e ka mposhtur polakun Bartlomiej Grafka, për ta bërë kështu një hap përpara në luftën për titullin e kampionit të botës në kategorinë super të mesme.
Dueli kaloi më vështirë se që pritej për Krasniqin, mirëpo fatmirësisht ai në fund u shpall fitues pas vendimit unanim të gjyqtarëve. Ky ishte meçi i 47 i fituar për Krasniqin, krahas 5 humbjeve që i ka në karrierë.
Në duelet e zhvilluara para Krasniqit, boksieri nga Lezha, Jurgen Uldedaj, arriti të shpallet kampion në kategorinë deri në 90 kilogramë, duke e fituar kështu titullin “International German Championship”.
Përveç Krasniqit e Uldedajt, fitore sonte shënoi edhe Elvis Hetemi, për të kompletuar kështu 3 fitore të shqiptarëve në natën e sotme.