AFATI KALIMTAR
Prishtina më e përforcuara
Teksti: FHK
7 February, 2018 @21:32
Janë aprovuar të gjitha dhjetë kërkesat e lojtarëve për ndërrim të skuadrës në afatin kalimtar të janarit. Është Komisioni për regjistrim i Federatës së Hendbollit të Kosovës që shqyrtoi kërkesat dhe analizoi dokumentacionin e dorëzuar.
Ky Komision vlerësoi se dokumentacioni është i rregullt dhe aprovoi kërkesat e bëra në afatin kalimtar të janarit, që nisi më 15 dhe përfundoi më 22 janar.
Reprezentuesi i Kosovës, Lindrit Fetahu ka kaluar nga Trepça te Prishtina, kurse Prishtinës i janë bashkuar edhe Ylli Visoka nga Llapi dhe Engjëll Shala nga KEK-u.
Portieri Vaglir Buçinca ka kaluar nga Drita te Vushtrria kurse nga Prishtina te Vushtrria në janar kaloi Riad Shabani. Me Dritën janë ndarë edhe Korab Syla e Rron Ramadani që janë tashmë lojtarë të Kastriotit.
Tri lëvizje janë regjistruar te femrat. Angjela Pjescic nga Istogu ka kaluar te Shqiponja. Ndërkohë motrat Diana e Bjondina Rrahmani i janë bashkuar Vushtrrisë nga Trepça.