OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018
Japonia e Korea të arta në patinazh të shpejtë
24 February, 2018 @15:46
Dy të artat e fundit në garat në patinazh të shpejtë u takuan aziatikëve. Tek starti masiv i femrave, ku kampionia gjendet ajo që përfundon garën e para, me sprintin e katërt final, titulli i takoi Nana Takagit. Në 16 rrathë, Takagi kishte mbledhur 60 pikë, njëzet më shumë se Bo-Reum Kim nga Koreja Jugore të cilës i takoi pozita e dytë. Irene Schouten nga Holanda mori të bronztën me 20 pikë.
Tek meshkujt, Seung-Hoon Lee mori të artën, para Bart Swings nga Belgjika, dhe Koen Verweij nga Holanda.
Me këto dy të bronzta, Holanda u ngjit në 16 medalje në total, 7 prej të cilave ishin të arta. Shtatë titujt e tjerë në patinazh të shpejtë u ndan ndërmjet Japonisë me tri të arta, Norvegjisë me dy të arta, dhe Koresë Jugore e Kanadasë që mbyllin këtë Olimpiadë me nga një të artë.