OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018
Zvicra mposht Austrinë në skijim alpin
24 February, 2018 @15:43
Ramon Zenhausern, Wendy Holdener, e Daniel Yule fituan duelet ndaj austriakëve në finalen e garës ekipore e cila me rezultat 3-1, i solli medaljen e artë Zvicrës. Denise Feierabend humbi duelin e parë të kësaj finaleje duke mbetur mbrapa Katharina Lienseberger në garën e sllallomit të madh paralel.
E bronzta i takoi Norvegjisë të cilët me kohë tie-break (koha e përbashkët e dy garuesve më të shpejtë – një femër dhe një mashkull) ishte më e shpejtë për 0.12 sekonda ndaj francezëve.
Ishte kjo gara debutuese në këtë disiplinë në Lojërat Olimpike.
Megjithatë, në skijim alpin nga 11 disiplina, Austria ka tri të arta nga shtatë medalje në total. Po aq medalje ka edhe Zvicra, por dy të arta, aq sa kanë edhe suedezët. Norvegjia, SHBA-të, Italia, e Çekia kanë nga një titull olimpik në skijim alpin.