Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Snoubordistja fiton të artën në Super G

Snoubordistja fiton të artën në Super G


17 February, 2018 @15:33

Ester Ledecka nga Çekia, ka befasuar konkurrentet në garën e Super G duke marr të artën me kohë 1:21.11. Fitorja e Ledeckas ishte befasuese për faktin që ajo është një snoubordiste e suksesshme, duke pasur në sirtar titullin në garën e sllallomit të madh paralel nga kampionati botëror vitin e kaluar.

Ledecka, e cila pritet të garoj edhe në snoubord, la mbrapa për vetëm 0.01 sekondë kampionen nga Sochi, Anna Veith. Skitarja nga Austria kishte udhëheq garën për pjesën më të madhe, pasi kishte përfunduar para Tina Weirather. Për 28 vjeçaren nga Lihtenshtajni ishte kjo medalja e parë olimpike. Ndërkohë, Veith pos të artës në Super G, në Sochi kishte fituar edhe të argjendtën në sllallom të madh.

Kohë e ngushtë ndau edhe zviceranen Lara Gut me Tina Weirather. Gut për 0.01 sekondë nuk ia doli të marr të bronztën, duke mbetur në vetëm një medalje olimpike, e bronzta nga Sochi.

Garat në skijim alpin vazhdojnë të dielën me sllallomin e madh për meshkujt, në ora 2:15 dhe 5:45.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera