ALBIN TAHIRI
I 37-ti, fokusi në lëshim
13 February, 2018 @11:56
Albin Tahiri ka përfunduar garën e sllallomit në Lojëra Olimpike Dimërore, Pyeongchang 2018, duke u bërë kështu edhe sportisti i parë nga Kosova që merr pjesë në LOD.
Tahiri ka përfunduar sllallomin në pozitën e 37-të, ndërsa pas garës ka thënë se është i kënaqur që ka kryer garën e tij të parë, duke arritur në cak, si dhe ka bërë më të mirën për vendin e tij.
Albini ka qenë i 37-ti nga 37 garues që kanë përfunduar garën, derisa 20 të tjera nuk kanë arritur në cak, e dhjetë të tjerë nuk kanë startuar.
Në ndërkohë, ai do të fokusohet në garën e lëshimit, që mbahet të enjten.
Në TOP 3 në sllallom janë radhitur: Marcel Hirscher nga Austria (i artë), Alexis Pinturault nga Franca (i argjendtë) dhe Victor Muffat-Jeandet nga Franca (i bronztë).