KOSOVA NË OLIMPIADË
Debuton Albin Tahiri
13 February, 2018 @7:55
Albin Tahiri më në fund ka pasur momentin e tij zyrtar olimpik. Kosovari i vetëm në Olimpiadën e PyeongChangut ka shënuar kohë prej 1:23.84 në garën e lëshimit për kombinimin alpin duke përfunduar i 55-ti.
Në garën e lëshimit ishin 65 startues, me 62 që arritën cakun. Më i shpejti doli Thomas Dressen nga Gjermania me 1:19.24, apo 4.60 sekonda para Albinit.
Megjithatë në garën e kombinimit, pas sllallomit më i miri ishte austriaku Marcel Hirscher. Ai pati kohë totale prej 2:06.52, duke përfunduar më së larti në podium para dyshes franceze Alexis Pinturault e Victor Muffat-Jeandet, të cilët u vonuan 0.23 sekonda dhe 1.02 sekonda.
Gara e radhës për Albinin është të enjten në ora 3 të mëngjesit, kur në program është lëshimi.