OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018
Kanadaja para rusëve dhe amerikanëve
12 February, 2018 @11:13
Tessa Virtue me Scott Moir në vallëzim dhe Patrick Chan tek meshkujt, duke fituar garat në program të lirë, vulosën titullin ekipor të Kanadasë në patinazh artistik.
Kanadaja përfundoi me 73 pikë, duke fituar katër prej tetë garave. Rusisë nuk i mjaftoi paraqitje e mahnitshme e Alnia Zagitovas në programin e lirë të femrave, dhe me 66 pikë u desh të kënaqet me medaljen e argjendtë, pas të artës të fituar në Sochi.
Në Olimpiadën e kaluar, pas Kanadasë që kishte fituar të argjendtën ishin Amerikanët. SHBA-të mbrojtën medaljen e bronztë, duke fituar 62 pikë, 6 më shumë se Italia në të katërtën, dhe Japonia në pestë që pati 50 pikë.
Garat e patinazhit artistik vazhdojnë të martën në ora 2:00 në mëngjes me programi ne shkurtër të çifteve.