SPORTE OLIMPIKE
Abetare Olimpike: Kurling
Shkruan: LUAN MORINA
11 February, 2018 @22:00
Katër lojtarë përbëjnë ekipin e kurlingut. Ai që lëshon i pari ‘gurin’ është udhëheqësi i ekipit, por jo lideri. Skip është lideri i cili, nëse keni parë kurling e keni vërejtur, u bërtet të tjerëve që të fshijnë apo të mos prekin trajektoren e gurit. Ky zakonisht lëshon i fundit, por mund të gjuaj edhe në pozita tjera. E shihni në fund duke mbajtur fshesën për të drejtuar lëshuesin e gurit.
Hapësira e shtegut është 45.7m e gjatë dhe 5m e gjerë. Akulli është i përshtatshëm për të luajtur në të, prandaj në fund vetëm garuesit ndërrojnë anët, derisa gurët mbeten në qoshen ku kanë luajtur.
Qendra e rrethit ka diametër prej 30cm, rrethi i dytë 121cm, rrethi i tretë 243cm, dhe rrethi i fundit 365cm. Ekipi që ka gurin më së afërti qendrës fiton një pikë. Nëse një ekip ka dy gurë më afër qendrës se guri i parë i kundërshtarit, atëherë fiton dy pikë. E pamundur është që në një rund, që përfshinë 8 gurë të hedhur (nga dy për secilin garues) dy ekipet të fitojnë pikë.
Kurlingu ka dhjetë runde.
Në Sochi, Kanadaja kishte fituar në të dy konkurrencat. Tek femrat kishin mposhtur suedezet në finale, derisa tek meshkujt Britaninë e Madhe. Këto kombëtare kishin marr të bronztën në konkurrencat ku nuk ishin në finale.
Kanadaja është edhe kampione botërore aktuale, në të dyja konkurrencat.
Këtë vit, në Olimpiadë për herë të parë organizohet gara e çifteve të përziera.