SPORTE OLIMPIKE
Abetare Olimpike: Biathlon
Shkruan: LUAN MORINA
10 February, 2018 @18:00
Pas shumë viteve, dikush i është afruar Martin Fourcades për ta sfiduar në biathlon. Edhe pse ende mbetet mbrapa, Johannes Thingnes Bo, ka sfiduar francezin në çdo disiplinë.
E në këtë Olimpiadë janë 11 garat në total. Garat individuale në 20km për meshkuj e 15km për femra; sprint 10km/7.5km; ndjekje(pursuit) 12.5km/10km; start masiv 15km/12.5km; stafeta 4x7.5km/4.6km; dhe stafetë të përzier.
Biathloni përfshinë skijimin nordik dhe qitjen. Në secilën garën, garuesit duhet të provojnë të qëllojnë pesë caqet në distancë prej 50m larg garuesit.
Në disiplinën individuale, garuesit kanë katër qitje nga 5 plumba. Dy herë gjuajnë shtrirë, dy herë në këmbë, dhe këto alternojnë në mënyrë të kryqëzuar. Për çdo gjuajtje të gabuar me pushkë, garuesit dënohen me një minutë në kohën totale. Dënimi shtohet menjëherë.
Martin Fourcade e Darya Domracheva mbrojnë titujt olimpik në këtë disiplinë. Fourcade udhëheq në Kupën e Botës për meshkujt, bjellorusja Nadezhda Skardino, bashkëkombësja e Domrachevas tek femrat.
Në sprint janë vetëm dy runde të qitjes. Kur huq cakun, garuesi bën një rreth 150m si dënim, derisa koha mbetet e paprekur. Edhe këtu si tek gara individuale nisja është në interval dhe matja e kohës individuale. Ole Einar Bjoernadel kishte fituar të artën tek meshkujt në moshën 40 vjeçare. Ai do të provoj të fitoj medaljen e katërmbëdhjetë olimpike në PyeongChang. Antasasya Kuzmina kishte fituar tek femrat. Sllovakja udhëheq në Kupën e Botës në Sprint dhe Ndjekje gjithashtu. Tek të dyja, tek meshkujt udhëheq Fourcade.
Rezultati i Sprintit konvertohet tek gara e Ndjekjes. Këtu garuesit kanë nga katër gjuajtje, dy të parat shtrirë, dy të fundit në këmbë, dhe kanë nga një rreth 150m për çdo gabim në qitje. I pari starton kampioni i sprintit, ndjekur nga i dyti i cili vonohet po aq sa është vonuar në garën e sprintit. Fourcade e Domracheva janë kampionë aktual olimpik.
Në garën e startit masiv startojnë 30 më të mirët në Kupën e Botës. Janë katër rrathë të qitjes, ngjashëm si në ndjekje. Dënimi është i njëjtë, e kampion nga Sochi janë Emil Hegle Svendsen dhe Domracheva. Fourcade e gjermanja Dahlmeier udhëheqin Kupën e Botës në këtë disiplinë.
Gjermania është e para tek femrat në stafetë, ndërsa tek meshkujt është Norvegjia. Dënimet në stafetë nuk janë direkt me rrathë apo minuta. Përpos pesë plumbave, secili garues ka edhe nga tre plumba rezervë të cilët duhet ti vendos në mënyrë manuale, jashtë karikatorit për të qëlluar caqet e mbetura. Nëse përsëri nuk arrin të qëlloj të pesë caqet, atëherë shkon në rrethin e dënimit. Starti është i përnjëhershëm për të gjithë garuesit, derisa secili nga katër garuesit e një kombëtareje ka nga dy rrethe qitjeje. Rusia tek meshkujt, Ukraina tek femrat, Norvegjia tek çiftet e përziera mbrojnë të artat nga Sochi.