SPORTE OLIMPIKE
Abetare Olimpike: Kombinim nordik
Shkruan: LUAN MORINA
11 February, 2018 @16:00
Para se kërcimet me ski dhe kros kountri të njiheshin si sporte, në fillimin e shekullit XIX në Norvegji, gjatë festave të ndryshme zhvilloheshin garat e kombinimit nordik. E ky sport përfshinë garuesit më të zot në kërcime me ski dhe kros kountri.
Sot në Olimpiada janë tri disiplina të këtij sporti. Gara individuale në kërcimoren normale, gara individuale në kërcimoren e madhe dhe gara ekipore. Është garë që zhvillohet vetëm për meshkujt. Derisa dallimi tek kërcimoret ka pikën K98 dhe K125, gara në kros-kountri përfshinë distancën e njëjtë – 10km. Gara ekipore përfshinë stafetën 4x5km.
Si bëhet kombinimi?
Metoda Gundersen përdoret në Kupën e Botës dhe Olimpiada. Sipas kësaj metode, garuesi me më së shumti pikë në kërcime me ski nis i pari, derisa të tjerët nisin pas tij varësisht prej pikëve që kanë mbetur mbrapa. Në garën 10km, 1 minutë vonesë pas fituesit niset ai që në kërcime me ski ka pasur 15 pikë më pak. Nëse në kërcime me ski, i dyti ka qenë vetëm 1 pikë pas të parit, atëherë ai nis me vonesë 4 sekonda.
Në garën ekipore, 1 minutë ka vlerën e 45 pikëve pasi që zhvillohet më shumë kërcime dhe dallimi në pikë është edhe më i madh. Një pikë në kërcim me ski vlerësohet 1.33 sekonda vonesë në garën e kros kountrit.
Në Sochi, Eric Frenzel kishte marr të artën në kërcimoren normale, derisa Joergen Graabak në kërcimoren e lartë. Në garën ekipore, Gjermania ishte më e mira.
Këtë vit në Kupën e Botës, Akito Watabe – i argjendtë në kërcimoren normale në Sochi, udhëheq në renditjen e përgjithshme para norvegjezëve Jan Schmid dhe Jorgen Graabak. Gjermani Frenzle është vetëm i teti, me pak shanse për të mbrojtur të artën nga Rusia.