OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018
Kingsbury vazhdon traditën kanadeze
12 February, 2018 @18:06
Mikael Kingsbury ka vazhduar dominimin kanadez në garën e moguls/gungave në skijim të lirë. Ai në finale arriti 86.63 pikë për të marr të artën e parë olimpike në karrierë, pas të argjendtës të cilën e kishte fituar në Sochi.
Kingsbury vazhdon traditën e bashkëkombësit Alexandre Bilodeau i cili kishte fituar të artën në këtë disiplinë në Vancouver dhe Sochi.
Në pozitën e dytë u rendit australiani Matt Graham me 82.57 pikë, para japonezit Daichi Hara i cili në fund pati 82.19 pikë.
Garat e skijimit të lirë vazhdojnë të premten në ora 2:00 kur në program janë aerials/ajroret e femrave.