OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018
Ireen Wust në histori
12 February, 2018 @18:03
Ireen Wust është bërë holandezja më e suksesshme në Olimpiada me të artën që fitoi sot në disiplinën 1500m në patinazh të shpejtë. Ajo doli e para me kohë prej 1:54.35, duke u stolisur me medaljen e saj të dhjetë olimpike, e titullin e pestë në total. Wust, 31 vjeçare, bëhet femra e parë që fiton të arta në katër olimpiada radhazi. Këtë më herët e kishin bërë vetëm Michael Phelps dhe Carl Lewis.
Holanda mori edhe të bronztën me Marrit Leenstra e cila u ngjit për një pozitë më lartë në dallim me Sochi duke siguruar medaljen e parë olimpike në karrierë. Ajo ishte vetëm 0.01 sekondë më e shpejtë se bashkëkombësja e saj, Lotte Van Beek, e cila para katër viteve ishte e treta në këtë garë.
Ato i ndau japonezja Miho Takagi. Për medaljen e saj të parë olimpike, Takagi rrëshqiti 1500m në kohë prej 1:54.55 duke mbetur vetëm 0.20 sekonda larg medaljes të artë.
Garat në patinazh të shpejtë vazhdojnë të martën në ora 12:00, kur në program është po e njëjta disiplinë, veçse për meshkujt.