OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018
Holandezet mbledhin medaljet
10 February, 2018 @18:10
Carlijn Achtereekte, Ireen Wueste, dhe Antoinette de Jong kanë mbledhur medaljet në disiplinën e parë të patinazhit të shpejtë. Ato mbaruan garën prej 3000m në kohë më të shpejtë se 4:00.54, të cilën e arriti kampionia e trefishtë olimpike, rusja Martina Sablikova.
Holanda arriti të marr medalje edhe në garën prej 1500m, por për meshkujt dhe në sportin më ndryshe – patinazh në shtigje të shkurtra. Aty, rekordmeni botëror Sjinkie Knegt mbaroi garën i dyti, pas vendasit Hyojun Lim, i cili me kohë 2:10.485 shënoi rekord olimpik në këtë disiplinë.
Derisa Sablikova s’mundi të sjellë medaljen për ‘Atletët Olimpik të Rusisë’ ashtu siç quhen atletët rus në këtë Olimpiadë për shkak të përjashtimit si pasojë e dopingut sistematik, Semen Elistratov mori të bronztën tek meshkujt në 1500m në shtigje të shkurtra.