OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018
Fourcade ndërpret dominimin gjerman
12 February, 2018 @13:38
Pas tri medaljeve të arta për Gjermaninë, Martin Fourcade mori medaljen e artë në disiplinën e katërt në biathlon në PyeongChang. Francezi i cili nisi garën me vonesë prej 22 sekondave ndaj Arndt Peiffer, arriti të përfundojë garën me vetëm një gjuajtje të gabuar prej 20 sosh për të përsëritur suksesin e arritur në Sochi.
Gjermanët nuk mbeten pa medalje në disiplinën e ndjekjes me Benedikt Doll të renditur në pozitën e tretë, pas suedezit Sebastian Samuelsson. Edhe këta të dy patën nga një gabim në qitje, gjatë shtegut 12.5km.
Tek femrat, në 10km ndjekje, Laura Dahlmeier me gjakftohtësi mbrojti të artën e fituar në sprint. Gjermania huqi vetëm një cak në qitje, për të përfunduar garën gati gjysmë minute para Anastasya Kuzminas e cila përfundoi e dyta përkundër katër gabimeve në qitje. Në fotofinish, pas saj mbeti francezja Anais Beconds e cila në Sochi ishte e dymbëdhjeta, derisa sllovakja ishte e gjashta.
Garat e biathlonit vazhdojnë të mërkurën në drekë me garën individuale për femrat.