OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018
Sprinti i takon Dahlmeier
10 February, 2018 @18:15
Laura Dahlmeier siguroi medaljen e parë të artë në biathlon në Lojërat Olimpike në PyeongChang. Ajo shtegun prej 7.5km në kohë prej 21:06.02, duke qëlluar caku që të dhjetë herët.
Marte Olsbu nga Norvegjia u rendit e dyta me 24.2 sekonda vonesë, duke huq një qitje në rundin e parë. Një qitje të gabuar pati edhe çekja Veronika Vitkova e cila përfundoi e treta me vonesë prej 25.8 sekonda.
Darya Domracheva nga Bjellorusia përfundoi garën e nënta pasi kishte pasur nga një gabim në të dy seritë e qitjeve.
Me këtë fitore, Dahlmeier siguron një përparësi kohore për garën e ndjekjes që zhvillohet të hënën në ora 11:10. Ndërkohë, të dielën në ora 12:15 zhvillohet gara e sprintit tek meshkujt.