OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018
Rusët kampion në hokej
25 February, 2018 @10:19
Atletët Olimpik të Rusisë i bën ballë kthimit gjerman në periudhën e fundit për të marr titullin e parë në Lojërat Olimpike Dimërore që nga Albertville më 1992. Hokejistët rus kishin kaluar në epërsi në periudhën e parë, epërsi e shkrirë nga gjermanët në periudhën e dytë, para rrebeshit të golave në periudhën e tretë të finales.
Me të hyrë në shtatë minutat e fundit, Nikita Gusev kishte kaluar në epërsi rusët, para se Kahun të barazonte vetëm dhjetë sekonda më vonë, e Muller të kaloj gjermanët në epërsi tre minuta para fundit. Gusev doli përsëri në skenë kur 56 sekonda para fundit barazoi rezultatin derisa rusët ishin me një lojtar më pak në fushë dhe me portën zbrazur.
Një lojtar më shumë patën në fushë kur Nikita Gusev asistoi për Kirill Kaprizov për t’i sjell vetëm medaljen e artë të dytë rusëve në këtë Olimpiadë.
E bronzta në hokej mbi akull tek meshkujt i takoi Kanadasë që dje me rezulta 6-4 kishte mposhtur Çekinë.