OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018
Maratona e femrave për Bjoergen
25 February, 2018 @10:18
Marit Bjoergen me medaljen e pestë në këtë Olimpiadë, dhe titullin e dytë, është bërë sportistja më e stolisur në Olimpiadat dimërore. Pas titullit bindës në garën maratonike në kros-kountri, kësaj radhe stil klasik në 30km, Bjoergen u ngjit në 15 medalje olimpike, 8 prej të cilave janë të arta.
Norvegjezja përfundoi garën në kohë prej 1:22:17.6 orë, duke vendosur Norvegjinë në krye të listës së medalisteve në PyeongChang. Krista Parmakoski nga Finlanda u vonua për 1:49.5 minuta duke mbetur me të argjendtë, derisa kampionia e sprintit, Stina Nilsson dëshmoi se mund të garoj edhe në distanca 25fish më të gjata duke përfunduar e treta me 1:58.9 minuta vonesë.
Me këtë titull, Norvegjia mbyll Olimpiadën me shtatë tituj olimpik në kros-kountri nga dyfish medalje sa kanë marr. Suedia ka dy tituj nga gjashtë medalje, Finlanda, Zvicra, e SHBA-të kanë nga një titull. Rusët renditen të dytët për nga numri i medaljeve, tetë sosh, por asnjë titull.