Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA A

Bujar Qerimi shpall listën e lojtarëve për ndeshjet e radhës

Bujar Qerimi shpall listën e lojtarëve për ndeshjet e radhës


Teksti: FHK

23 December, 2021 @7:25

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, të mërkurën ka shpallur listën e lojtarëve në të cilët llogarit për ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2023.Kosova më 5 janar luan në Prishtinë me Greqinë.

Me Greqinë takohet edhe më 9 janar në Kretë. Ndeshja e radhës është Kosovë – Turqi, më 12 janar në Prishtinë, ndërsa cikli kualifikues përmbyllet me ndeshjen Belgjika – Kosova, që është më 15 janar.

Kosova tashmë ka luajtur dy ndeshje, me Turqinë dhe Belgjikën, ndërsa e ka një pikë, sa edhe Belgjika.

Kombëtarja synon njërin prej dy vendeve të para në grup, që siguron avancimin në fazën e dytë kualifikuese.

Qerimi për ndeshjet e janarit llogarit në 21 lojtarë. Por fillimisht Kosova luan miqësore me Malin e Zi, të dielën në Podgoricë.

Kombëtarja mblidhet të premten në Prishtinë. Grumbullimi i lojtarëve bëhet prej orës 11:00 deri në ora 12:00. Stërvitja e parë është po të premten nga ora 15:30 në Pallatin e Rinisë.

Stërvitje tjetër Kombëtarja mban të shtunën prej orës 9:30, kurse pas drekës është udhëtimi për në Podgoricë.

Prej 27 deri më 30 dhjetor Kosova sërish ushtron në Prishtinë, ndërsa më pas stërvitjet rifillojnë më 2 janar.



LISTA E HENDBOLLISTËVE TË FTUAR:

Agon Bajqinovci, Lulëzim Shabani nga KH Prishtina, Kastriot Jupa, Deniz Terziqi, Arti Luzha, Arbios Mushkolaj, Mursel Mehmeti, Jon Muqolli, Egzon Gjuka nga KH Besa Famgas, Festim Mustafa nga KH Kastrioti, Drilon Tahirukaj nga KH Deçani, Florian Rexha nga KH Vëllaznimi, Salih Maxhera nga KH Trepça, Valon Dedaj, Drenit Tahirukaj, Haris Berisha nga HSC Kreuzlingen (ZVI), Luigj Quni nga GC Amicitia Zurich (ZVI), Leonard Gegaj nga HF Karra (SUE), Liridon Zena nga RK Rudan Adria (KRO) dhe Shaban Zogaj nga Aalborg Handbold (DAN).
Stafi teknik që do të punojë me lojtarët përbëhet nga: Bujar Qerimi (përzgjedhës), Fatmir Muhaxheri (trajner), Enver Tahiraj (trajner), Meriton Mripa (fizioterapist).

 
Të gjitha lajmet nga