Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHPRESA PËR LOJTARËT E KOSOVËS DHE SHQIPËRISË

Ermal Krasniqi, Qazim Laçi me Spartën kualifikohen tutje

Foto: ACSparta/ fb

Ermal Krasniqi, Qazim Laçi me Spartën kualifikohen tutje


14 August, 2024 @7:53

Sparta e Pragës ka siguruar kualifikimin tutje në playoff të Ligës së Kampionëve pas një ndeshjeje mjaft të vështirë ndaj FCSB-së rumune dje në Bukuresht, në një përballje që përfundoi me rezultat 2-3, kurse një javë më parë kishte përfunduar 1-1 në Pragë.

Në përballjen e mbrëmshme, trajneri danez i Spartës Lars Friis Qazim Laçit i dha mundësinë të startojë, derisa ky luajti 86 minuta, kurse Ermal Krasniqi dhe Indrit Tuci mbetën përgjatë 90 minutave në bankë rezervë. Kundërshtari i radhës për playoff i Spartës do të jetë Lille. Pra ose Edon Zhegrova me ekip do të jetë në Ligë të Kampionëve, ose treshja e Spartës.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League