AS PËR TË TRETËN HERË
Santa Coloma eliminon Ballkanin pas penalltive
16 July, 2024 @19:16
Kampioni i Andorrës, Santa Coloma ka eliminuar Ballkanin në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, përkundër se suharekasit patën epërsi në ndeshjen e parë që e fituan 1-2.
Në përballjen e sotme, rezultati gjatë 90 minutave lojë ishte 0-1 në të mirë të andorrasve, ndërsa pas vazhdimeve u bë 1-2 [Hamidi 109’ - Mohedano 90’+2, 102’ Jesus].
Te penalltitë, përkundër se seria shkoi në shtatë sosh, Astrit Thaqi nuk arriti ta mbajë ritmin dhe kështu ekipi mysafir u kualifikua tutje, pas rezultatit 5-6 me penallti. Ballkani prej minutës së 37 të ndeshjes luajti me 10 lojtarë në fushë, pasi që transferi i ri i ekipit Sunday, mori karton të kuq dhe la shokët për rreth 90 minuta tjera me një më pak në fushë.
Raporti i plotë, më vonë...