Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FUTBOLLISTI I KOSOVËS - VENDIMTAR

Zhegrova vendimtar në fitoren e Lille-it

Zhegrova vendimtar në fitoren e Lille-it


7 August, 2024 @12:57

Sulmuesi i krahut i Kosovës, Edon Zhegrova, ka vazhduar me paraqitje të mira edhe në nismë të stinorit 2024/25 pas kohës shumë të mirë të kaluar në edicionin e kaluar të garave me ekipin e tij Lille.

Për më tepër, ai mbrëmë që ka nisur ndeshjen në bankë rezervë, ka hyrë si zëvendësues për t’ia sjellë fitoren ekipit të tij Lille, duke shënuar në minutë të fundit të ndeshjes në kualifikime për Ligë të Kampionëve, për të fituar duelin ndaj Fenerbahçes, 2-1 [Oosterwolde 12’ag., Zhegrova 90’+1 - Kahveci 79’].

Lille, i drejtuar nga Bruno Genesio këtë stinor do të kërkojë së paku barazimin në ndeshjen e radhës për të kaluar në fazën e radhës në rrugëtimin e tyre kualifikues tutje për Ligën e Kampionëve, që këtë stinor do të ketë pamje të re.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League