Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

E BRONZTA, DANIMARKËS

Danimarka pas vazhdimeve bëhet e bronztë

Danimarka pas vazhdimeve bëhet e bronztë


30 January, 2022 @17:33

Atë që s’e kishte arritur në EURO 2018 Danimarka e arriti sonte në EURO 2022. Mposhtën Francën në duelin për vend të tretë dhe kështu siguruan medaljen e bronztë të evropianit.

Danimarka ka kaluar Francën sonte, por vetëm pas vazhdimeve, pasi që ndeshja në kohë të rregullt përfundoi me barazim, 29-29.

 

Në vazhdime danezët shfrytëzuan gjithçka të mbetur në kapacitet për të mos lënë francezët të marrin medaljen e fundit të mundshme në këtë garë që ka nisur më 13 janar dhe përfundon sot në Hungari. Danezët fituan në fund, 35-32.

Jacob Holm ka qenë fantastik sonte te Danimarka. Ai ka shënuar 10 gola për ekipin e tij, ndërsa pas tij më efikasi ka qenë Niclas Kirkelokke me 5 gola të shënuara.

Te Franca Kentin Mahe me 8 gola ka qenë më efikasi, ndërsa Hugo Descat ka shënuar 7 të tjera në këtë duel.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga