Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DERBI I XHIROS

Deçani mposhtë Vëllaznimin në fund

Deçani mposhtë Vëllaznimin në fund


Teksti: FHK

11 December, 2021 @23:54

Një ndeshje shumë e fortë është luajtur të shtunën mbrëma në Deçan. Janë takuar Deçani e Vëllaznimi i Gjakovës, ndërsa me gol në minutën e 59-të, fitore shënoi skuadra vendase. Ishte Fatlind Mazrekaj që realizoi për 32:31 në minutën e 59-të. Me këtë rezultat edhe përfundoi takimi i xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll.

Ndeshja ishte e fortë dhe e barabartë që nga fillimi. Në pjesën e parë vendasit ishin në epërsi, që shkoi deri në tre gola. Por gjakovarët nuk u dorëzuan dhe barazuan shpesh. Pas 30 minutave rezultati ishte 15:15. Lojë e njëjtë vazhdoi edhe në pjesën e dytë. Vëllaznimi epërsinë e parë e krijoi në minutën e 34-t, 18:17. Deri në fund gjakovarët ishin edhe disa herë të tjera në epërsi, por më shumë në avantazh ishin vendasit. Arnit Spahija e Arbër Neziri shënuan golat për të barazuar rezultatin në 31:31, para se Deçani të shënoi golin e fitores, 32:31.

Drilon Tahirukaj ishte më efikasi te Deçani me 7 gola . Fatlind Mazrekaj realizoi 6, ndërsa nga 5 kishin Arian Tanushi e Mirsad Jashari. Te Vëllaznimi më efikasi ishte Isuf Leka, po ashtu me 7 gola. Nga 5 i kishin Egzon Llula e Ardi Halili. Deçani është i teti me 8 pikë, ndërsa Vëllaznimi i gjashti me 10 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga