Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HENDBOLL

Edhe djemtë e Prishtinës në finale

Edhe djemtë e Prishtinës në finale


21 May, 2021 @18:49

Pas hendbollisteve të Prishtinës, edhe hendbollistët e skuadrës nga kryeqyteti kanë siguruar finalen e Kupës së Republikës së Kosovës.

Prishtina fitoi ndaj Kastriotit të Ferizajt me rezultat 43-28.

Ndeshja e parë gjysmëfinale e hendbollistëve është luajtur të premten pasdite në palestrën e qytetit në Istog.

Pas pjesës së parë rezultat ishte 20-19 për Prishtinën, ndërsa dallimi i madh në rezultat është bërë në pjesën e dytë.

Agon Bajqinovci shënoi 12 gola për Prishtinën, ndërsa 7 i kishte Deniz Terziqi. Festim Mustafa e Hamdi Salihu i kishin nga 8 gola te Kastrioti.

Prishtina në finale luan me fituesin e duelit Trepça - Besa Famgas.


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga