Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HENDBOLL

Edhe një sukses i FHK-së, turneu kualifikues i hendbollisteve organizohet në Kosovë

Foto: kosovahandball.info

Edhe një sukses i FHK-së, turneu kualifikues i hendbollisteve organizohet në Kosovë


Teksti: kosovahandball.info

6 April, 2021 @18:02

Ndeshjet e grupit të parë të fazës së parë kualifikuese për “Euro 2022” në konkurrencë të femrave, do të luhen në Prishtinë.

Në Grupin 1 janë Portugalia, Kosova, Luksemburgu e Qipro. Turneu mbahet prej 2 deri më 6 qershor. Ndeshjet luhen më 3, 4 e 5 qershor në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Në ditën e parë, Kosova takohet me Qipron, ndërsa Portugalia me Luksemburgun. Në ditën e dytë janë ndeshjet Luksemburgu – Kosova dhe Qipro – Portugalia, ndërsa në ditën e tretë luhen takimet Luksemburgu – Qipro, Portugalia – Kosova.

Kosova dhe Portugalia pritet të luftojnë për vendin e parë në grup, që dërgon në fazën e dytë kualifikuese, përkatësisht në kualifikimet e rregullta për Evropianin e vitit të ardhshëm.

Në rast se fiton grupin, që edhe është synim, në fazën kryesore kualifikuese kombëtarja jonë do të jetë në grup me Spanjën, Hungarinë e Sllovakinë.

Organizimi i ndeshjeve në Kosovë është sukses i madh për Federatën tonë. Gjasat për sukses i kemi më të mëdha dhe synim mbetet vendi i parë në grup për avancim tutje.

Në kombëtare ka optimizëm për sukses, sidomos pas sinjaleve të mira në ndeshjet në Austri. Deri në fillim të qershorit kombëtarja pritet të kompletohet me disa lojtare që kanë munguar në ndeshjet e muajit të kaluar në Austri.

Turneu i grupit të Kosovës është dashur të organizohet në Portugali, por tani katër kombëtare do të luajnë në Prishtinë. FHK-ja vazhdimisht ka marrë vlerësime maksimale për ngjarjet e organizuara te ne.


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga