LAURA FAZLIU

Fazliu humb luftën për medalje të bronztë, përfundon e 5-ta
17 April, 2021 @17:16
Xhudistja Laura Fazliu ka humbur ndeshjen për medalje të bronztë në kategorinë deri në 63 kg të Kampionatit Evropian që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.
20-vjeçarja Fazliu u mposht me Ippon pas një lufte të shkurtër prej 35 sekondave nga holandezja Sanne Vermeer.
Me këtë rezultat, xhudistja jonë e përfundoi garën në pozitën e pestë.
Për Fazliun kjo ishte vetëm pjesëmarrja e parë në një Kampionat Evropian në konkurrencën e senioreve dhe suksesi më i madh i saj deri më tani.
Laura nga rezultati i këtij kampionati fitoi 252 pikë olimpike për Tokyo 2020.