KLINASIT NGRITEN NË RENDITJE
Dukagjini përsëri mposhti Gjilanin
2 November, 2024 @19:16
Sikurse në ndeshjen e ciklit të parë kur ishin vendas, Dukagjini ka arritur të mposhtë Gjilanin edhe në ndeshjen e ciklit të dytë, kësaj radhe si mysafir dhe atë me rezutlat të njëjtë.
Përballja e sotme, hapëse e xhiros së XII të Superligës, nisi shpejtë për Dukagjinin e Ismet Munishit, që avancoi me golin e Mërgim Pefqelit, që pranoi një top të gjatë (5’) për të fituar duelin me trup me Jamal Aragon dhe për të shënuar.
Gjilani pati raste që u mbrojtën nga portieri Altik Muhaxhiri, ndërsa në një kreacion të Altin Merlakut, shuti i tij u devijua nga mbrojtja e vendasve për të përfunduar para golashënuesit të ri të ekipit Hekuran Berisha, që shënoi për 0-2 (41’).
Përkundër insistimit të madh në pjesë të dytë, e tëra që ka arritur Gjilani ishte ulja e epërsisë së mysafirëve, përmes një penalltie të shënuar nga Senad Jarovic për përfundimtaren: Gjilani - Dukagjini 1-2 [Senad Jarovic 83’ - Mërgim Pefqeli 5’, Hekuran Berisha 41’].
Fitorja, bën që Dukagjini të del mbi Gjilanin në renditje tabelare. Klinasit tash kanë 14 pikë dhe janë të tetit në renditje, mbi Gjilanin që ka 13 pikë në pozitë të nëntë.