Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

I KTHEHEN FITORES

Pas 4 humbjeve radhazi, Peja i kthehet fitores

Foto: KBPeja/ Korniza

Pas 4 humbjeve radhazi, Peja i kthehet fitores


2 November, 2024 @22:02

Ka përfunduar seria negative e Pejës me katër humbje radhazi në Superligë, ndërsa trajneri i ri i ekipit Daniel Nelson ka përjetuar fitoren e parë me ekipin e tij të ri. Peja ka fituar ndeshjen ndaj Vëllaznimit 75-68 në një duel ku pjesa e parë bëri dallimin, ndërsa kur mysafirët u këndellën paksa në atë të fundit, ishte vonë.

Jacquez Yow kreu lojën me double-double te Peja. Ai dha 13 pikë e bëri 12 kërcime në fitore, ndërkaq më së shumti pikë dha Musab Mala, 14. Mala shtoi edhe 7 asistime në llogari të tij në këtë fitore. Amin Hot ka pasur njërën ndër paraqitjet më të mira të tija prej se u bë anëtar i Pejës, duke luajtur mbi 25 minuta sonte dhe duke shënuar 11 pikë e duke bërë 5 asistime në fitore. Dardan Berisha, shutoi 7 herë për tre pikë për të shënuar 3 sosh, e për të mbyllë ndeshjen me 9 pikë në 20 minuta sa ishte në parket. Por, pikët e tij erdhën në momentet kyqe!

TABELA AKTUALE

Te Vëllaznimi të huajt arritën pikë dyshifore. Trey Anderson i dha 18, Michael Nuga 14 e Shizz Alston 10. Lojtarët tjerë të ekipit të drejtuar nga Jeronimo Sarin nuk ndezën sonte, derisa Vëllaznimi në fund u detyrua të pajtohet me disfatën.

Fitorja bën që Peja të çojë bilancin në 3-5 ndërsa, njëjtë sikurse Vëllaznimi, 3-5. Në duelet e ndërsjella këtë stinor, skuadrat janë 1-1 në Superligë me nga një fitore secila si vendase! Në xhiron e radhës, Peja udhëton te Prizreni, ndërsa Vëllaznimi pret Bashkimin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga