I PARI DHE I DYTI TAKOHEN NË DUELIN MË INTERESANT TË FUNDJAVËS
Xhiroja e radhës, nis me derbi
31 October, 2024 @20:16
Ndeshja e parë e xhiros së tetë të Superligës është derbi. Skuadra lidere e klasifikimit në Superligë, është mysafire e kampiones aktuale dhe ndjekëses në renditje tabelare.
Trepça pret Bashkimin në “Minatori” në përballjen ku mitrovicasit do të tentojnë t’ia shkaktojnë humbjen e parë të stinorit, ekipit të pamposhtur deri tash në Superligë. Bashkimi në anën tjetër, natyrisht se do të kërkojë vazhdimin e serisë historike të klubit - me të gjitha fitore deri tani.
Përballja e parë mes këtyre klubeve e zhvilluar në “Sezai Surroi” në kuadër të xhiros së parë të stinorit kishte kaluar në të mirë të Bashkimit, ku prizrenasit e drejtuar nga Darko Radulovic kishin fituar ndaj Trepçës 71-64. Kjo ndeshje u luajt më 3 tetor, pasi që Trepça për shkak të ndeshjeve kualifikuese për gara evropiane në atë kohë, kishte shtyer ndeshjen.
Përballja Trepça - Bashkimi është paraparë të zhvillohet më 2 nëntor, e shtunë, me fillim prej orës 17:00. Trepça hyn në këtë ndeshje me tre fitore radhazi në Superligë ku aktualisht është e dyta dhe ka bilanc 5-2. Ndërsa për Bashkimin deri tani nuk ka fjalë shtesë, të gjitha fitore, 7-0.
ORARI I NDESHJEVE dhe REZULTATET