WELLS & DANIELS, LARGOHEN!
Peja njofton për largimin e dy lojtarëve të huaj nga ekipi
31 October, 2024 @21:26
Pas rezultateve jo të mira dhe dorëheqjes së trajnerit Rami Hadar, Peja angazhoi trajnerin Daniel Nelson në vend të tij. Rezultatet jo të mira vazhduan, ndërsa Peja tash reagoi duke ndarë rrugët me dy basketbollistë të huaj.
Shahada Wells dhe Jawaun Daniels janë dy lojtarët me të cilët KB Peja ndau rrugët, ndërsa njoftoi pak më parë për këtë vendim të klubit.
“KB Peja njofton që Shahada ëells dhe Jaëaun Daniels nuk do të jenë më pjesë e skuadrës, pas marrëveshjes së dy anshme me basketbollistët kemi vendosur që të ndërprejmë bashkëpunimin.
Klubi iu uron të dy lojtarëve suksese në hapat e ardhshme të karrierës.” — shkroi në njoftimin e KB Peja.
Wells kishte mesatare prej 14.7 pikëve, 4.7 asistimeve dhe 4.3 kërcimeve për ndeshje te verdhezinjtë në Superligë. Kurse Jawaun Daniels luajti me mesatare prej 5.8 pikëve, 1.3 asistimeve dhe 3 kërcimeve për ndeshje.
Në total, Wells luajti të shtatë ndeshjet e Superligës. Ndërsa kishte mesatare prej 30.6 minutash për ndeshje si dhe afro 30% saktësi për tre pikë, 29.6%. Daniels në anën tjetër, luajti në katër duele të Superligës me mesatare prej 15.3 minutash për ndeshje.
Në ndërkohë, Peja që do të luajë në “Karagaç” ndaj Vëllaznimit të shtunën në mbrëmje, pritet që të gjejë zëvendësime të shpejta për dy të huajt e larguar nga ekipi, ashtu që të përmirësojë performancën.
Verdhezinjtë aktualisht janë të gjashtit në renditje të Superligës me bilanc 2-5 nga shtatë ndeshjet e para të stinorit, që mbyllën ciklin e parë të dueleve të elitës së basketbollit kosovar.