KOSOVA - GREQIA

Fundi dramatik, Kosova pëson me 1 diferencë nga liderja
5 January, 2022 @22:28
Në ndeshjen e tretë kualifikuese për Botërorin 2023, Kosova pësoi me rezultat 20-21 kundër Greqisë.
Greqia e nisi ndeshjen me dy golat e Nikolaos Passias dhe Charalampos Mallios, por Kosova e barazoi rezultatin me Deniz Terziqin e Egzon Gjukën.
Grekët e kapën një seri prej 4 golave, derisa pjesën e parë e mbyllën me rezultat 9-13.
Me fillimin e pjesës së dytë, Greqia shënoi edhe një gol, derisa Kosova u përgjigj me 5 gola rresht dhe e barazoi rezultatin në 14-14.
Më pas rezultati deri në fund ishte i ngushtë por Greqia ishte skuadra që gaboi më pak dhe arriti një fitore të rëndësishme dhe e vazhdoi serinë e fitoreve.
Golashënuesi më i mirë te Kosova ishte Valon Dedaj me 7 gola.
Greqia me 3 fitore e 0 humbje gjendet në krye të Grupit, derisa Kosova me 1 barazim e 2 humbje gjendet në pozitën e tretë.
Kosova ndeshjen e katërt do të luajë të dielën më 9 janar përsëri kundër Greqisë.