Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VOLEJBOLL

Kosova organizatore e grupit për Evropian

Kosova organizatore e grupit për Evropian


Teksti: FVK

30 December, 2021 @10:53

Tentativat e vazhdueshme të Federatës së Volejbollit të Kosovës që të jetë nikoqire e një eventi jashtëzakonisht të rëndësishëm siç është Kampionati Evropian, në fund u shpërblyen duke fituar të drejtën për organizimin e ndeshjeve të grupit respektiv.

Dardanët janë pjesë e Grupit E, së bashku me Holandën, Sllovakinë dhe Azerbajxhanin dhe të gjitha përballjet e këtij grupi do të zhvillohen në territorin Republikës së Kosovës.

Ndeshjet do të luhen mes datave 19-23 maj, 2022 dhe FVK ka marrë të gjitha hapat e nevojshëm për organizimin e takimeve në harmoni me rregulloren dhe standardet që i kërkon një garë siç është Kampionati Evropian.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera