PËRGATITJET PARA UDHËTIMIT

Stërvitjet e fundit para duelit ndaj Malit të Zi
Tekst: FHK
24 December, 2021 @16:48
Kombëtarja e Kosovës në hendboll po e zhvillon stërvitjen e parë në prag të katër ndeshjeve kualifikuese që i kemi në janar.
Nën urdhërat e përzgjedhësit Bujar Qerimi, stërvitja po zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Nesër Kombëtarja udhëton për në Podgoricë, ku të dielën është miqësorja me Malin e Zi.
Atmosfera në Kombëtare është shumë e mirë, ka bërë të ditur FHK.