VOLEJBOLL

FVK përcakton datat e stinorit pranveror
24 December, 2021 @13:04
Në mbledhjen e fundit të Bordit të FVK-së me kryetar Bahri Gjinovci, janë marrë disa vendime për volejbollin e vendit, ndërsa janë përcaktuar edhe datat për nisjen e pjesës pranverore të stinorit dhe të Kupës.
“Sezoni pranveror në Superligën A fillon më 19-20 shkurt 2022. Superliga B dhe Liga e Parë fillon më 5-6 mars 2022, ndërsa rrethi i parë i Kupës së Kosovës më 9-10 mars 2022,” është thënë në njoftimin e dërguar të FVK-së, mediave.
Ferizaj ka kryer si lider pjesën vjeshtore me 38 pikë, ndërsa Peja e dyta me 36 pikë, para Dritës që ka një pikë më pak.