Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CILAT EKIPE DO TË MARRIN EPËRSINË?

Fundjava me duelet e treta gjysmëfinale

Fotot: KBBashkimi & KBTrepça/ fb

Fundjava me duelet e treta gjysmëfinale


Teksti: FBK

25 April, 2025 @11:14

“Play-off”-i i ProCredit Superligës po vazhdon me spektakël.

Ndeshjet çerekfinale dhe gjysmëfinale dhuruan spektakël të basketbollit, derisa palestrat janë të mbushura për të hijeshuar edhe më shumë garat shtesë të elitës së basketbollit.

Dramë dhe adrenalinë kishte në sfidat gjysmëfinale, ku seria është 1:1, derisa në fundjavë zhvillohen ndeshjet e treta.

SKEMA E PLAYOFFIT

Palestra “Minatori” sërish do të jetë arenë e një super derbi, ku ndeshen Trepça dhe Sigal Prishtina. ‘Xehetarët’ fituan ndeshjen e parë 80:65, kurse ‘bardhekaltrit’ ndeshjen e dytë 90:83 pas vazhdimeve. Të dy skuadrat hyjnë për fitore dhe për të bërë një hap drejt finales.

Në Prizren zhvillohet dueli tjetër ndërmjet Bashkimit dhe Pejës, ku sfida është shumë e rëndësishme për të dy skuadrat. Takimi i parë përfundoi me fitoren e prizrenasve 81:61, kurse i dyti me fitoren e pejanëve 84:79.

Skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale, derisa për tu shpallur kampion nga ky edicion është me katër fitore.

ORARI I NDESHJEVE

Gjysmëfinalet III.

E shtunë,

19:00 Trepça-Sigal Prishtina.

E diel,

19:00 Bashkimi-Peja.

A do të mund të shfrytëzojnë Trepça dhe Bashkimi terrenin vendas përsëri për të rimarrë epërsinë në seri, apo Prishtina e Peja do të dalin në epërsi për të kërkuar finalen në shtëpi? Mbetet të shihet në përballjet e fundjavës, ku Mitrovica e Prizreni janë nikoqire të dueleve që po sjellin mjaft emocione deri tani.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga