BOTËRORI PËR ZHVILLIM
Ishujt Faroe mposhtin Kosovën
22 June, 2015 @20:24
Ishujt Faroe janë treguar të forta për përfaqësuesen e Kosovës në hendboll, që u mposht sot, në duelin e tretë të Grupit A.
Kosova edhe në pjesën e parë nuk u tregua si duhet ndaj Ishujve Faroe, të cilët kishin 7 gola epërsi në 30 minutëshin e parë të ndeshjes, për të përfunduar 36-30 në fund.
Sidoqoftë, si vend i dytë, Kosova ka siguruar çerekfinalen në Botërorin e vendeve në zhvillim për hendboll, pasi që ka mposhtur Australinë dhe Armeninë në ndeshjet e para të grupit.