LUIZA E ARTË
Vendi i parë për Shqipërinë nga Gega
22 June, 2015 @17:23
Vetëm një ditë pasi e fitoi vendin e dytë në garën e vrapimit në 800 metra, atletja e suksesshme shqiptare, Luiza Gega, ka bërë krenarë vendlindjen e saj duke e fituar edhe vendin e parë.
Gega në garën e sotme të vrapimit në 1500 metra ka arritur në finish e para për kohë prej 4:11.58, duke e thyer rekordin e Lojërave Europiane dhe duke e lënë pas për 15 sekonda përcjellësen më të afërt, izraeliten Maor Tiyouri.
Ky është suksesi i tretë për Shqipërinë në Lojërat Europiane Baku 2015, si dhe vendi i parë i fituar për herë të parë.