AUSTRIAN GRAND PRIX
Alonso shpjegon aksidentin
21 June, 2015 @18:39
Dy ish kampionët e botës në Formula 1 kanë pësuar një aksident të shkurtë dhe dramatik në Austrian GP në xhiron e parë të shtegut, derisa kanë shpëtuar pa lëndime.
Kimi Raikkonen ishte i nervozuar me ekipin e tij Ferrari, duke thënë se komunikimi jo i mirë me bazën ka bërë që ai me bolidin e tij t’i shkaktojë atij humbjen e kontrollit.
E në anën tjetër spanjolli Fernando Alonso ka thënë:
“Përkundër se nisa mirë duke kaluar disa në dy kthesat e para, duke arritur në pozitën e 14 diku, Kimi në ndërkohë duke humbur kontrollin kah e majta e tij, ku gjendesha unë. Të dy shkuam drejt murit dhe isha fatlum që nuk e qëllova atë në kokë.”
Horror Accident Beetween Alonso and Raikkonen… by zidanekrisz
Derisa Kimi Raikkonen është në pozitën e katërt në renditjen e përgjitshme të kampionatit, Alonso ende nuk ka fituar asnjë pikë këtë stinor.