AUSTRIAN GRAND PRIX
Rosberg kalon Hamiltonin për të fituar në Austri
21 June, 2015 @15:50
Ngasësi gjerman i Mercedesit, Nico Rosberg, ka arritur që nga pozita e dytë startuese të tejkalojë kolegun e tij të skuadrës, Lewis Hamilton, për të përfunduar i pari në Austri sot.
Gara për Shpërblimin e Madh të Austrisë ishte tejet interesant, derisa nisi me dramë ndërmjet Kimi Raikkonenit të Ferrarit dhe Fernando Alonsos së McLarenit, kur u ndeshën, derisa pilotët mbetën të palënduar përkundër se bolidët e tyre u dëmtuan mjaft.
Kampioni aktual botëror, Hamilton, hubmi pozitën e parë që në fillim të garës, kur Rosberg e kaloi.
Hamilton gjithashtu u ndëshkua me pezullim 5 sekondësh pasi që shkeli vijën e pit-stopit.
Felipe Massa përfundoi garën i treti duke e lënë ish kampionin Sebastian Vettel pa podium.
Kjo ka qenë gara e tetë e këtij stinori, ndërsa fitorja e dytë e Rosbergut. Gara e radhës mbahet në Britani të Madhe.
Horror Accident Beetween Alonso and Raikkonen… by zidanekrisz
TABELA E PËRGJITHSHME PAS AUSTRIAN GP:
1 | Lewis HAMILTON | 262 pikë | ||
2 | Nico ROSBERG | 225 pikë | ||
3 | Sebastian VETTEL | 185 pikë | ||
4 | Kimi RAIKKONEN | 114 pikë | ||
5 | Valtteri BOTTAS | 97 pikë |
SOT NË AUSTRIAN GP:
1 | Nico ROSBERG | 25 pikë | ||
2 | Lewis HAMILTON | 18 pikë | ||
3 | Kimi RAIKKONEN | 15 pikë | ||
4 | Sebastian VETTEL | 12 pikë | ||
5 | Valtteri BOTTAS | 10 pikë |