BIEN KENGURËT
Kosova siguron çerekfinalen
21 June, 2015 @19:31
Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Australisë sot në kuadër të Botërorit të vendeve në zhvillim.
Djelmoshat e të përzgjedhurit Taib Kabashi kanë mposhtur kengurët 31-24, duke e pritur të qetë fundin e ndeshjes për shkak të epërsië, derisa ndeshja ishte tejet interesante gjatë pjesës më të madhe të saj.
Australia me taktikën e saj të futjes së lojtarit të shtatë në lojë, duke e zëvendësuar portierin gjatë sulmeve të tyre, i mundësoi portierit kosovar Arbër Curri të shënojë dy herë nga porta në portë, për të qenë njëri ndër lojtarët më të lumtur nga fitorja e sotme.
Kosova në përgjithësi ka treguar lojë të mirë, ndërsa tani është në vend të parë të Grupit A, ku në përballjen e fundit do të kërkojë lidershipin ndaj Ishujve Faroe, pasi që tashmë ka të siguruar çerekfinalen.
TABELA AKTUALE E GRUPIT A:
1 | Kosova | 4 pikë | 2 ndeshje | |
2 | Ishujt Faroe | 3 pikë | 2 ndeshje | |
3 | Australia | 1 pikë | 2 ndeshje | |
4 | Armenia | 0 pikë | 2 ndeshje |