Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ELITA E FEMRAVE

Istogu s’ndalet, mposhtë Prishtinën edhe si mysafir

Istogu s’ndalet, mposhtë Prishtinën edhe si mysafir


Teksti: FHK

20 February, 2022 @0:11

Istogu nuk po ka të ndalur në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Istogu të shtunën ka shënuar fitoren e 13-të rresht.

Në kuadër të xhiros së 13-të, istogaset në kryeqytet fituan ndaj Prishtinës me rezultat 35:29. Që në pjesën e parë Istogu krijoi epërsi prej pesë golave, 17:12.

Istogu nisi herët shkëputjen në rezultat, ndërsa në pjesën e dytë Prishtina më së afërmi është afruar në tri gola.

Istogu tani udhëheq në tabelë me 26 pikë. Prishtina mbetet në 22 pikë dhe mban pozitën e dytë.

Pranvera Ferataj dhe Esma Muratoviq shënuan nga 10 gola për Istogun. Dajana Milaniq i shtoi 6 gola. Ardiana Prapashtica e Simone Keita i shënuan nga 6 gola për Prishtinën. 5 herë realizoi Shkurta Mehmeti.

Të shtunën u luajt edhe takimi në mes të Kastriotit dhe Vjosës. Fitore të pritur shënoi Kastrioti. Skuadra ferizajase fitoi me rezultatin 26:17.

Kastrioti është i pesti me 15 pikë nga 12 ndeshje. Vjosa është e dhjeta me 6 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga