Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet
{embed="/menu"}

LUANI (B)ANALIZON

Jose Mourinho – filozof

Jose Mourinho – filozof


Shkruan: Luan MORINA

22 December, 2015 @19:16

Filozofia

A ka Jose Mourinho filozofi të lojës? Nëse po, atëherë ajo do të ishte jo të parkonte autobusin, por të fitonte tituj. Filozofia e tij është e thjeshtë – të shkatërrosh nervat kundërshtarit dhe pastaj të dominosh siç ke qejf ti. 

A luan futboll defanziv e të mërzitshëm Jose? 121 gola në La Liga në sezonin 2011-2012 dhe 100 pikë – të dyja rekorde që vazhdojnë të mbesin në këtë ligë. Jepja lojtarët e mirë dhe mbështetu e shiko si torturohen kundërshtarët.

A është trajner i sjellshëm? Është trajneri ndoshta më i pistë në futboll. Krejt e dinë këtë. Shumica e urrejnë për këtë. Personalisht jam indiferent, por nëse do tituj, thirr Mourinhon. 

E çka dreqin po presin Manchester United? Akoma besojnë në filozofinë e Van Gaalit e cila kishte turpëruar Barcelonën 0-4 nga Dynamo e Lobanovskyt, Shevës e Rebrovit në nëntor 98tës. Aloysus Paulus Maria pati dhënë dorëheqje sepse mediat i pengonin të implementonte ‘filozofinë’ e tij. Prapë ishte kthyer në Barcelonë për të heq Rivaldon e transferuar Riquelmen. Prapë filozofia! Si drejtor teknik i Ajaxit është larguar për shkak të problemeve me implementimin e filozofisë që kundërshtohej nga Koeman. Periudha në Bayern tregon se Jose është direkt më i mirë se ai. Holanda ka pas ekip kampioni – mëzi ka mposht Australinë, Meksikën, e Kosta Rikën në Brazil. Lojë të kota kanë qenë krejt lojët eliminuese. Të kota janë edhe krejt lojët e Manchesterit me të në krye. Dhe akoma presin, besojnë në filozofinë e tij? Leje pashë Zotin – tipi s’ka lidhje me futboll. S’ka lidhje të menaxhoj ekipe të mëdha. As të vogla – mjerë AZ Alkmaar.

E pse jo Jose? Sepse po prish emrin e mirë të United. Emri i mirë prishet kur të mposhtin Bournemouth, Norwich, eliminohesh nga një grup që ka Wolfsburgun, PSV-në, e CSKA-në. 

Të gjitha anash – Jose Mourinho në Manchester United do të ishte lëvizja e dekadës në Premier League. Për neve fansat e futbollit, dhe të kësaj lige, dhurata më e mirë për vitin e ri.

Poshtërimi

I urrej njerëzit që presin respekt në futboll. Respekt është të mos shtiresh – mirëmëngjesi Amerika Jugore; të mos bësh hile – mirëdita Amerika Jugore; të jesh i sjellshëm në fushë – mirëmbrëma Amerika Jugore. 

Të mposhtësh kundërshtarin 10-2 është poshtërim nëse ke mundur ta mposhtësh 15-2. Nuk është ‘kujt t’ia gjejn hallin’. Askush nuk e ka vendosur Rayon në atë pozitë. As referi. Askush nuk bëhet merak a të luhet ty futboll sot a jo, a është ftohtë a jo. Ti paguhesh për të luajtur. Shikuesit paguajnë bileta, blejnë fanella, ndajnë kohën për atë ekip. Dhe të humbësh 10-2 është turp nga tifozët tuaj. Ngjashëm është turp nga tifozët që dëshirojnë të japësh gola e ti të ndalesh ‘se gjynah’. Gjynah është ti bësh gjërat tipike e futbollistëve të Amerikës Jugore (shumica). Jo të japësh gola pse tipave nuk ju luhet sot. Dhjetë gola kanë qenë pak. Kanë mundur të shënojnë më shumë. Është dashur të shënojnë më shumë.


TEAM OF THE WEEK 21 - CROATIA

Grezda, përsëri në ekipin e javës

International/Sportistë shqiptarë në botë

Grezda, përsëri në ekipin e javës

22/12/15 @ 15:46

DY TË MËDHENJTË KËRKOJNË UKRAINASIN

Barça dhe Real, luftojnë për ukrainasin

Champions League/La Liga/Transfere

Barça dhe Real, luftojnë për ukrainasin

22/12/15 @ 14:31

AFATI I KONTRATËS

Milan ofron Mexesin

Serie A/Ligue 1/Transfere

Milan ofron Mexesin

22/12/15 @ 14:25

SUSPENDOHET BRAZILIANI

Përcaktohet suspendimi për Melon

Serie A

Përcaktohet suspendimi për Melon

22/12/15 @ 14:18

KËNDI I BLERIMIT

Vërtetimi i dominimit të Jumbo-Vismas dhe Vingegaardit

Të tjera/Analiza

Vërtetimi i dominimit të Jumbo-Vismas dhe Vingegaardit

28/07/23 @ 11:47

KËNDI I BLERIMIT

Ka basketbollistë dhe ka Llull!

Euroleague/Analiza

Ka basketbollistë dhe ka Llull!

23/05/23 @ 14:11

OPINION

Euroliga… fluturon drejt Kaunasit

Euroleague/Analiza

Euroliga… fluturon drejt Kaunasit

14/05/23 @ 15:00

PËRMBLEDHJE

KOSOVA NË 2022!

Kosova/Analiza

KOSOVA NË 2022!

31/12/22 @ 16:30

OPINION

FC Ballkani në Ligë të Konferencës, kur duhet të fillojë Superliga?

Conference League/FFK Superliga/International/Analiza

FC Ballkani në Ligë të Konferencës, kur duhet të fillojë Superliga?

08/09/22 @ 12:13

LE TOUR DE FRANCE 2022

Gara më emocionuese në histori - Le Tour de France 2022

Të tjera/Analiza

Gara më emocionuese në histori - Le Tour de France 2022

27/07/22 @ 09:17

KOLUMNE

Finalja e Euroleague: Real Madrid – Anadolu Efes

Euroleague/Analiza

Finalja e Euroleague: Real Madrid – Anadolu Efes

21/05/22 @ 11:23

KOLUMNE

5 për fundjavë - e fundit për këtë sezon

Premier League/Bundesliga/Serie A/Ligue 1/La Liga/Analiza

5 për fundjavë - e fundit për këtë sezon

20/05/22 @ 12:00

KOLUMNE

5 për fundjavë - e parafundit e sezonit

Premier League/Bundesliga/Serie A/Analiza

5 për fundjavë - e parafundit e sezonit

13/05/22 @ 12:00

KOLUMNE

5 për fundjavë!

Premier League/Serie A/La Liga/International/Sportistë shqiptarë në botë/Analiza

5 për fundjavë!

06/05/22 @ 12:00


 
Të gjitha lajmet nga Analiza